I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në selinë e AAK-së, ka shtruar sonte iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se “Në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte në selinë e Aleancës kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut”.
“Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.
“Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në postimin e Haradinajt. /Telegrafi/