Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës.
Haradinaj, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojnë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore.
“Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore”, ka shkruar ai./Telegrafi/