Site icon Telegrafi

Haradinaj: Shpresoj se dialogu do të sjellë njohje të kufijve nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi ata me gjendjen aktuale në Kosovë.

Ai shpreson se dialogu me Serbinë do ta sjell njohjen e kufijve të Kosovës nga shteti i Serbisë.

“ Është sfidë për ne themelimi i besimit brenda komuniteteve dhe  na duhet një marrëveshje me fqinjin tonë Serbinë për njohjen e kufijve, shpresoj se dialogu do ta sjell këtë”, tha Haradinaj.

Ai tha se Kosova është shtet multietnik me shumicë shqiptare, por që kjo nuk pengon në ndërtimin e besimit ndëretnik.

Sot është dita e fundit e qëndrimit në Kosovë të 56 studentëve nga 28 shtete të ndryshme. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version