Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime pas kalimit në amshim të ish luftëtarit të UÇK-së, Avni Hyseni.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni.
“Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni. Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj, ditë më parë kishte viztuar ish-luftëtarin Hyseni në QKUK, ku qëndroi i shtrirë për një kohë të gjatë.
Avni Hyseni ka ndërruar jetë sonte pas një sëmundje të rëndë. /Telegrafi/