Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se shpërthimi i zjarreve në komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.
Ai në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se është në kontakt me kryetarin e Gjakovës dhe se nga afër po e përcjellin gjendjen e krijuar.
Haradinaj ka theksuar se janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar./Telegrafi/