Lideri i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se pas një viti të suksesshëm që kjo parti ka pasur në zgjedhjet e vitit të kaluar, sot ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e partisë.
“E kemi nisur një vit të ri me Aleancën, me të gjithë njerëzit e saj të mirë e të devotshëm, për vendin dhe të ardhmen e tij”, ka shkruar Haradinaj.
Shkrimi i plotë i Haradinajt
Aleanca ka dalë një subjekt i fuqishëm politik nga dy palë zgjedhje në Kosovë. Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës. Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tonë.
Në këtë shënim të nismës së vitit të ri, kam shpallur edhe zgjedhjet e përgjithshme, në të gjitha nivelet e partisë.
Urime zgjedhjet AAK!/Telegrafi/