Telegrafi

Haradinaj shpall 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpallur 28 Nëntorin ditë pushimi në gjithë territorin e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se ky vendim është marrë për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare.

Ai në shkrimin e bërë në profilin e tij në Facebook ka thënë se, vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

28 Nëntori e njohur si festa e flamurit shënon pavarësinë e Shqipërisë.

Ndryshe, në kalendarin e festave zyrtare të Kosovës janë 11 festa. /Telegrafi/