Telegrafi

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e heroit Afrim Zhitia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për t’i shprehur ngushëllime familjes së Osman Zhitisë për ndarjen nga jeta të birit të tyre, Sylës.

Haradinaj e ka vlerësuar Sylë Zhitinë, duke thënë se ai ishte veprimtar i shquar dhe zyrtar i lartë në Ministrinë̈ e Mbrojtjes.

“Vizitë ngushëlluese në familjen atdhetare të Osman Zhitisë, për të ndarë dhembjen e kalimit në amshim të birit të tij, Sylës, veprimtarit të shquar dhe zyrtarit të lartë në Ministrinë̈ e Mbrojtjes. Baca Osman, djemtë e tij i rriti në frymë të lartë patriotike dhe luftës për liri e çlirim, ia fali njërin prej bijve më të mëdhenj e më të devotshëm të Atdheut, Heroin e Kombit, Afrim Zhitinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/