Site icon Telegrafi

Haradinaj shkarkon shefin e AKI-së, Driton Gashi

?????????????????????????????????????????????????????????

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që të shkarkojë nga pozita e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi.

Në kërkesën e Haradinajt dërguar kreut të AKI-së të cilën e ka publikuar portali Indeksonline, i kërkohet këtij të fundit largimi i menjëhershëm.

Vendimi për shkarkimin e Driton Gashit, ka ardhur si rezultat i arrestimit të djeshëm të gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimit të tyre në Turqi.

Mbrëmë në orët e vona krerët e shtetit zhvilluan takim rreth kësaj ngjarje, ku edhe u morr vendimi që sot të shkarkohen drejtori i AKI-së, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. /Telegrafi/

Exit mobile version