Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkarkuar Mustafë Myrtaj, nga pozita e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Myrtaj ishte emëruar në këtë pozitë më 29 shtator 2017, ndërsa shkaqet e shkarkimit nuk janë bërë të njohura, trasnmeton rtk.
Haradinaj obligon Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për zbatim të vendimit.