Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të Kosovës në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se në takimin me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, ka biseduar për koordinimin ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik me fokus dialogun me Serbinë.
“ShBA si aleate strategjike e Kosovës qëndron në krah të vendit tonë në konsolidimin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe në rrugëtimin e saj euro-atlantik. Bashkëbisedim i frytshëm me Susan Falatko, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë në Departamentin amerikan të shtetit, për rritjen e koordinimit ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj strategjik, me fokus dialogun me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, që përfshinë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëdhëniet bilaterale të Kosovës me ShBA-në po thellohen duke e fuqizuar miqësinë e përhershme ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj./Telegrafi/