Site icon Telegrafi

Haradinaj-Shalës: Deri në shtator, e vetmja temë e vjetër do të mbetet gjyqësori

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se keqkuptimi themelor i kryeministrit është kur flet për borxhe.

Atij i është kundërpërgjigjur kryeministri Haradinaj, duke theksuar se ‘kur e mori timonin e qeverisë e gjeti çështjen e Bechtel Enkas në zyre’.

“Unë e  kam gjet në tavolinë këtë çështje, s’kam pasur nga ta çoj. Pyeteni ministrin tuaj pse është kthyer dy herë ky projekt. Nuk keni pasur burra në arbitraritet, ajo çështje prandaj ka mbërri në mbi 63 milionë, ja çka i ka bo mungesa e arbitraritetit këtij vendi. Jam dëshmitar i kësaj, sepse nëse ka ardhur nga ju kjo, atëherë e di deri ku do të mund të shkonte”, ka thënë Haradinaj, raporton indeksonline.

Ai ka shtuar se një qeveri tjetër po të ishte në vendin e kësaj të tashmes, do t’i falënderonte që i ka marr përsipër borxhet.

“Unë skam mundur me u tut prej këtij fakti e me vazhdu me ia rrit vendit borxhin. Në rrethana tjera dikush do i thoshte qeverisë faleminderit që e more përsipër fajin. Deri në shtator e vetmja temë e vjetër ka me qenë gjyqësori,  e nuk ka me pas tema të vjetra. Ju doni që qytetarët të thonë se ky kryeministër po i merr vendimet paushall”, ka theksuar Haradinaj.

Në fund, përsëriti se kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e arbitraritetit.

Exit mobile version