I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në një tubim në Obiliq.
Para të pranishmëve, në sallën e stërmbushur, ai dha një deklaratë të fuqishme.
“A po doni me e gëzu Serbinë apo Kosovën? Në Serbi ishin kah luten mos nuk po fiton Ramushi, e largohet taksa. Ata ishin kah presin mos po fitojnë këta të reciprocitetit, reciprocitet mundemi me bë me Shqipërinë, pra njësoj si andej e këtej, po me Serbinë është herët me bë reciprocitet se ata po na rrezikojnë e nuk po na dojnë”, tha Haradinaj.
Haradinaj është kandidati i vetëm që ka siguruar se taksa 100% deri në njohje nga Serbia do të vazhdojë të mbetet.
Të gjithë kandidatët tjerë kanë thënë se do të vendosin reciprocitetin, duke larguar kështu taksën.