Site icon Telegrafi

Haradinaj: Sefaj e Gashi s’e kanë besimin tim, prandaj i shkarkova

Kryeministri Ramush Hardinaj pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka bërë të ditur se ka kërkuar hetim nga të gjithë mekanizmat lidhur me rastin e arrestimit dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova ditën e enjte.

Haradinaj duke thënë se megjithatë situata e sigurisë në Kosovë u vlerësuar si e qetë, shtoi se nga kjo mbledhje doli edhe pajtimi se nuk duhet të përsëriten më situatat ku vendimmarrësit nuk konsultohen për çështje të këtij lloji.

“Sot kemi vendosur me kërkuar hetim në të gjithë mekanizmat e përfshirë, në disa raste është hetim në disa raste të tjera është inspektim, varësisht nga përgjegjësitë e mia kushtetuese që kam. Në një shkresë të cakuar kam informuar Këshillin e Sigurisë dhe kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimet rreth ndalimit, reovkimit të lejeve të qëndrimit dhe deportimit të shpejt dh të fshehtë të gjashtë shtetasve turq”,  tha Haradinaj, transmeton KP.

Kryeministri tha se përgjegjësinë do ta kërkojnë me raportim me shkrim nga katër institucione: drejtori i AKI-së, Driton Gashi, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni.

Sipas Haradinajt, Sefaj dhe Gashi janë shkarkuar sepse janë dy vartësit e parë të kryeministrit.

Ai tha se këta dy emra kanë humbur besimin e tij, sepse nuk e kanë informuar fare  për veprimin lidhur me aksionin ndaj shtetasve turq.

Kryeministri tha se Sefaj e dinte që nga 23 marsi për arrestimin.

“Unë e kam takuar disa herë atë, dhe ai e ka pas shkresën për shkarkim që nga e premtja e javës përpara dhe atij si ka ndodh me më informuar mua”, tha Haradinaj duke thënë se e njëjta vlen edhe për shkarkimin e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj e pranoi se me këtë rast janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut ndërsa shtoi se ka kërkuar që mos të ndodhin gjëra të tilla.

“Një aspekt tjetër që po ashtu është me rëndësi t’ua them, se kam kërkuar që më të mos befasohet më Kosova, as vendimmarrësit, që të mos ndodhë më kurrë me u përsërit një praktikë, të ndodhin veprime të tilla pa informimin, pa lejen e vendimmarrësve, në këtë rast pa lejen e qeverisë dhe ka një dakordim të tillë” , tha kryeministri.

Në pyetjen e KosovaPress se a është këshilluar me Thaçin për shkarkimin e ministrit të punëve të brendshme dhe kreut të AKI-së, Haradinaj tha se pret që  edhe presidenti të ketë këtë linjë të mendimit.

“Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet i përbashkët. Pra me dy nënshkrime, kështu më është konfirmuar, procedura e shkarkimit duhet me u pa cila është. Ai e ka humbur besimin tim, sepse ai nuk më ka besuar mua. Ai nuk më ka informuar mua për këtë proces, do të thotë që nga inicimi i shkresës sime ai nuk është fuqi plotë, se ata dy që është dashur me emëru, njëri nga ta ia ka hek besimin, nuk mundet me mbet gjysmë ai. Në këtë situatë presidenti do ta japë edhe ai mendimin e vet”, tha Haradinaj duke thënë se është i bindur se edhe Thaçi do të pajtohet me këtë.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version