Telegrafi

Haradinaj: Rreshtohemi me botën kundër terrorit në Stamboll

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në Turqi, duke thënë se ngjarjet në Turqi, janë të papranueshme dhe të dënueshme si dhe kanë prekur çdo njërin prej nesh.

“Mendimet dhe lutjet e mia sot janë për viktimat dhe familjet e tyre, por edhe për popullin turk. Ne rreshtohemi me botën demokratike kundër këtij terrori”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/