Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas aksionit të pastrimit në Komunën e Klinës, me zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd, është ngjitur në majën e Moknës mbi Istog, në lartësi rreth 2000 metra.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, në të cilën ka publikuar edhe fotografi.
“Respekt të përjetshëm burrave e grave që shërbejnë për paqe në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj, edhe më herët ka vizituar vende të ndryshme të Kosovës, duke u ngjitur kështu në maja më të larta të bjeshkëve shqiptare, përcjell Telegrafi.