Site icon Telegrafi

Haradinaj: Referendumi i Serbisë në territorin e Kosovës është jo kushtetuese, të reagojnë ndërkombëtarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, kërkoi nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues, transmeton Telegrafi.

“AAK vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në territorin e Kosovës është jo kushtetues dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe në zyrën ndërlidhëse përmbush standardet ndërkombëtare. AAK kërkon nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues. AAK fton qytetarët që të respektojnë ligjet e Kosovës. Ne si AAK ftojmë Bashkësinë Ndërkombëtare ta përkrahin Kosovën”, ka pohuar ai.

Ndryshe,seanca e jashtëzakonshme ka filluar rreth orës 14:00, seanca ka të bëjë me referendumin për çështje të brendshme të Serbisë në Kosovë.

Seancën është thirrur me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që patën krerët e shtetit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version