Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policiorë, nuk do ti pengojnë ata në kryerjen e detyrës së tyre.
Përmes një reagimi në Facebook rreth sulmit të djeshëm ndaj dy zyrtarëve policiorë në Gjakovë, Haradinaj ka thënë se është krah tyre dhe se i ikuraojn ata që të mos zmbrapsen nga kjo luftë me rëndësi jetike për rininë edhe të ardhmen e tyre.
Reagimi i plotë:
Sulmi i djeshëm në Gjakovë ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të angazhuar me përkushtim në implementimin e planit operativ “Stop Drogës në Shkolla”, nuk do ta ndalojë zbatimin e këtij aksioni.
Policia e Kosovës ka qenë shumë aktive dhe e suksesshme në përmbushjen e këtij synimi. Jam krah tyre dhe i inkurajoj ata, që të mos zmbrapsen nga kjo luftë me rëndësi jetike për rininë dhe të ardhmen e tyre.
Zotimit tim, për siguri në ambientet shkollore dhe moslejim të ekspozimit të fëmijëve tonë ndaj substancave narkotike, do t’i shkoj gjer në fund. Jam i angazhuar pareshtur, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante, që kjo dukuri të mos vazhdojë të helmojë më rininë tonë. /Telegrafi/