Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar të premten lidhur me arrestimin e oficerit të FSK-së, Asim Cena në Deçan.
Ai ka thënë se nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve.
Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:
“Dje në mënyrë absurde policia e Deçanit arrestoi oficerin e FSK-së (rezervë) njëherit përfaqësues i shoqatës së të zhdukurve, pasi që Oficeri shfrytëzoi të drejtën e tij për të ditur fatin e të zhdukurve shqiptar e në mesin e tyre edhe të Babës së tij të vrarë, por çuditërisht ai u ftua në polici”.
“Nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve. Shpresoj që inspektorati dhe organet përgjegjëse të e trajtojnë këtë rast. Asim Cena është njëri ndër shembujt ma të mirë të rinisë në qytetin tonë edhe pse i rritur pa prindër”. /Telegrafi/