Site icon Telegrafi

Haradinaj reagon pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Veselit: Ishim bashkë në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi me Veselin ku ka shkruar se “Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”.

Ndryshe sot Veseli ka bërë të ditur se pas konfirmimit të aktakuzës ka bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjet akuzave. /Telegrafi/

Exit mobile version