Site icon Telegrafi

Haradinaj: Rasti Dehari krijon pasiguri edhe për të paraburgosurit tjerë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar se ai dhe partia e tij janë që të hapet debati për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Astrit Dehari.

Sipas tij, transparenca i ndihmon edhe Kuvendit të Kosovës edhe drejtësisë, duke shtuar se “kemi shpreh brengën tonë prej fillimit të rastit”.

“Do të ishte mirë që ministrja e Drejtësisë të jetë këtu dhe të na tregojë se deri ku kanë shkuar procedurat. Qëndrimet mish–mash të zyrtarëve të institucioneve, kanë krijuar amulli, duke i shqetësuar me të drejtë qytetarët”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka thënë se në mungesë te drejtësisë po krijohet pasiguri jo vetëm për rastin Dehari, por për të gjithë ata që sipas tij, po mbahen nëpër qendrat e paraburgimit. /Telegrafi/

Exit mobile version