Telegrafi

Haradinaj: Ramë Lahaj nga sot është ambasador kulturor i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës.

Haradinaj, ia ka dorëzuar pasaportën diplomatike Ramë Lahajt.

“Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës. Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenorit Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaportën diplomatike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.