Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qytetari për herë të parë e ka parë dorën e shtetit në raport me Serbinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ftuar në T7 ka folur rreth forcimit të shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se në të kaluarën ka pasur aksione simbolike për të ndaluar mallrat serbe në Kosovë, por qytetari për herë të parë ka parë dorën e shtetit në raport me Serbinë.

“Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë prapa kauzës 100% shtet dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës andaj veprimet e qeverisë janë bazë e mirë për forcim të pozicionimit të shtetit, zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version