Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeveria do t’i mbështesë veprimtaritë humanitare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria do t’i japë mbështetje veprimtarive humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar.

Këto deklarata kryeministri i ka bërë gjatë një takimi me Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës.

“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version