Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeveria Kurti ia humbi shpresën qytetarëve, solli varfëri e zhgënjim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar sërish Qeverinë Kurti për “dëmtim të shtetit dhe tradhti ndaj besimit të qytetarëve, duke sjell të kundërtën e asaj që ka premtuar”.

Ai në 24-vjetorin e AAK-së në Klinë tha se ka ofruar një alternativë qeverisëse për ndryshime të mëdha për rikthimin e shpresës dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj theksoi se janë të vendosur që Kosovën ta rreshtojnë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Exit mobile version