Site icon Telegrafi

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti.

Në një intervistë për televizionin publik, ai ka deklaruar se qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë.

“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi kjo qeveri”, tha ai.

Haradinaj i përgjigjet Mimoza Kusari-Lilës për incizimet me Slavko Simiqin, thotë se ajo ka bërë shkelje ligjore dhe i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë.

“Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikanë këtu dhe me Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna atje dhe t’i dërgoj porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinjë mendoj se këtu zonja kusari në njëfarë mënyre i kanë prerë në besë amerikanët”.

“Pra kjo është një prere në besë nuk folët me atë që ai e ka shpallur armik tëndin për Kosovën ai e ka futur në listë dhe e dyta është një veprim jo ligjorë, sepse ai është i përndjekur dhe nën hetime, dhe së fundmi është ajo që e quajtsha përherë ngulje e thikës pas shpinës e këta e bëjnë dy herë këtë një për aleatët dhe një për kategoritë e lirisë”, deklaroi Haradinaj.

Exit mobile version