Kryeministri i Kosovës ka zhvilluar takim të rregullt me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova me të cilën kanë biseduar për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit.
Përmes Facebook-ut, kryeministri ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Postimi i plotë:
Në takimin e rregullt me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova biseduam për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për fuqizimin e sundimit të ligjit. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe në avancimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. /Telegrafi/