Telegrafi

Haradinaj: Punës së kryeministrit ia nisi në fillim të vitit 2013

Siç transmeton agjencia serbe FoNet, duke folur për platformën serbe, ai ka thënë se propozimi serbe për rregullimin e çështjes së veriut të Kosovës “sipas modelit të entitetit serb në Bosnjë” është i vonuar dhe joreal dhe ka theksuar se deklarimet e tilla nuk do të ndikojnë në vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Haradinaj ka shfaqur shpresën që edhe serbët e Kosovës do të kuptojnë gabimin e vet, do të ndërpresin bllokadën e proceseve reformuese dhe do të kuptojnë përparësitë e integrimit në shoqërinë kosovare, transmeton “koha.net”.

Po ashtu, në intervistën dhënë agjencisë turke të lajmeve, kreu i AAK-së ka theksuar se si kryeministër i Kosovës do të bëjë gjithçka “për intensifikimin e punës më efikase në normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe përbrenda vet Kosovës”. /Telegrafi/