Site icon Telegrafi

Haradinaj, protestuesve në Colmar: Do të jemi bashkë, në rrugëtimin tonë!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u drejtohet protestuesve të sotëm në Colmar, të cilëve u thotë se të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë.

“Të nderuar bashkëkombës nga diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrin atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version