Telegrafi

Haradinaj: Prodhimi vendor i konkurrueshëm me tregjet botërore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në hapje të konventës së Industrisë së Veshmbathjeve ka thënë se prodhimi vendor është i konkurrueshëm me tregjet botërore për nga çmimi dhe cilësia.

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se janë bërë reforma thelbësore fiskale.

Postimi i plotë

Kënaqësi të shoh nga afër përparimin e industrisë së veshmbathjeve në vend. Në Konventën e Industrisë së Veshmbathjeve, të dytën me radhë, theksova se të dhënat ndërmjet eksportit dhe importit duhet të na nxisin të gjithëve, që përcjellim trendët moderne në këtë industri, të rrisim shkallën e kreativitetit në dizajn si dhe të orientojmë vëmendjen kah shkollimi profesional. Qeveria është derë e hapur për prodhuesit vendor.

Dëshmi për këtë është infrastruktura ligjore dhe reforma thelbësore fiskale. Taksa zero në lëndën e parë dhe në devidentë, tatimi në fitim më i ulti në rajon me vetëm 10%, tatimi në pagë maksimum 10%, taksë zero me shtetet e BE-së, transporti i lirë, e bëjnë prodhimin vendor të konkurrueshëm për nga çmimi dhe cilësia me tregjet globale. /Telegrafi/