Site icon Telegrafi

Haradinaj priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Francës

Kryeministri në dorëheqje i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Haradinaj në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, me ambasadorin Chabert ka pasur në vazhdimësi bashkëpunim konstruktiv, transmeton Telegrafi.

“Ambasadorin Chabert e falënderova për angazhimin e tij në proceset politike në vend dhe në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me Francën, si dhe shpreha përkushtimin tonë për avancimin e këtij partneriteti në fushat e interesit të dyanshëm, me theks të veçantë në këmbimet tregtare dhe ekonomike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri në dorëheqje ka thënë se, Kosova e konsideron Francën aleat të saj dhe mbështetëse në rrugën euro-atlantike të vendit tonë./Telegrafi/

Exit mobile version