Telegrafi

Haradinaj priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigermark.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë Haradinaj, e ka uruar Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit.

Haradinaj, po ashtu, e ka njoftuar shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara në rrugën për sundimin e ligjit”, është shprehur kryeministri në detyrë Haradinaj, i cili theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe për absorbimin e përvojave të vendeve të BE-së në sundim të rendit dhe ligjit. /Telegrafi/