Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, Driton Bardhecin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Bardheci përmes një postimi në Facebook.
“Sot isha në takim me Kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj, i cili më uroj detyrën e re, si kryetar i Aleancës së të rinjëve të Kosovës.
Ndihem i nderuar që kemi një kryeministër aq bashkëpunues që është motivim për të rinjët e Kosovës.
Vazhdojmë bashkë!”, ka shkruar Bardheci.
Driton Bardheci u zgjodh kryetar i Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Kuvendin e shtatë të rregullt Zgjedhor të këtij forumi të AAK-së, që u mbajt të shtunën./Telegrafi/