Telegrafi

Haradinaj priti në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes rrjetit të tij social Facebook, ku tha se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta në avancimin e sundimit të ligjit.

Siç tha kryeministri i vendit, Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve.

“Takimi i rregullt me Ambasadorin Amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Diskutuam për sfidat dhe punën e përbashkët në avancimin e sundimit të ligjit. Kosova dhe ShBA qëndrojnë të përkushtuara në partneritetin dhe miqësinë në mes të dy popujve”, ka shkruar, Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/