Telegrafi

Haradinaj priti djemtë dhe rejat e ish-presidentit Rugova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme priti në zyrën e tij, djemtë e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukën dhe Mendimin me bashkëshortet e tyre.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot është takuar me dy djemtë e familjes Rugova, Mendimin dhe Ukën të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre

”Një bashkëpunim dhe respekt i ndërsjellë me familjen Rugova, i vendosur në kohëra të vështira për vendin, ka vazhduar deri në ditët e sotme. Familjet emblematike do të mbështeten në mënyrë institucionale dhe në vazhdimësi, sepse në këtë mënyrë nderojmë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/