Telegrafi

Haradinaj priti ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

“Haradinaj, fillimisht e uroi ambasadorin Sakar për marrjen e mandatit të ri, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin Sakar për prioritet e Qeverisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin për media.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Republika e Turqisë do të mbështesë edhe më tutje Kosovën, në të gjitha aspektet. /Telegrafi/