Site icon Telegrafi

Haradinaj pritet në DASH nga Escobar: Do të punojmë ngushtë me ShBA-në në partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Amerikë, ka takuar të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Evroazisë, Gabriel Escobar.

Pas takimin me Escobar, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar për nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

“U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë”.

Haradinaj tha se ka falëndëruar Escobarin për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.

“Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët”

“Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon”, shkroi Haradinaj.

Exit mobile version