Site icon Telegrafi

Haradinaj: Prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë fuqizimi i partneriteti të dëmtuar me aleatët strategjikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë COVID-19, dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës.

Këto komente Haradinaj i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarët e Komunave, të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Gjatë ditës së sotme kam zhvilluar një takim pune me kryetarët e Komunave, të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Fokus i diskutimit ishte situata e krijuar nga pandemia COVID- 19 dhe masat e ndërmarra nga Komunat në këtë kohë kritike. Poashtu, shqyrtuam prioritetet e AAK-së dhe përgjegjësitë tona në ndihmën për të tejkaluar krizën institucionale me Qeverinë e ardhshme. Aleanca konsideron se prioritet i Qeverisë së re duhet të jetë përballja me pasojat e pandemisë, rimëkëmbja ekonomike në vend dhe fuqizimi i partneritetit të dëmtuar me aleatët strategjikë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë se dje Lidhja Demokratike e Kosovës ka kandiduar për kryeministër të Qeverisë së re, Avdullah Hotin.

Pjesë e kësaj Qeverie pritet të jenë LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe AKR, si dhe komunitetet. /Telegrafi/

Exit mobile version