Site icon Telegrafi

Haradinaj: Prioritet është ngritja e cilësisë në arsim, PISA sfidë e parë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë të premten se këtë vit do ta kenë prioritet ngritjen e cilësisë në arsim, ndërkaq sfidë e parë do të jenë testi PISA që pritet të mbahet në fund të prillit.

Haradinaj thekson se themelet solide të ardhmërisë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni i tij.

Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësim të këtij synimi.

Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë.

Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im”. /Telegrafi/

Exit mobile version