Site icon Telegrafi

Haradinaj: Prioritet e kemi krijimin e vendeve të reja të punës!

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, bashkë me liderin e PDK-së, Kadri Veseli,  sot gjatë vizitës në kompaninë “Pestova”, ka paraqitur planin për zhvillim ekonomik të vendit.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se,  “Si kryeministër do të punojë që bizneset tona të rriten dhe të hapin vende pune, do ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të krijuar vende pune, do t’i fuqizojmë të rinjtë dhe gratë për të marrë pjesë në ekonominë tonë plotësisht, dhe për të krijuar vende pune”, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Prioritet e kemi krijimin e vendeve të reja të punës!

Sot po e dëshmojmë edhe në kompaninë “Pestova” e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e patates dhe produkteve të saj në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, se fokusimi ynë është tek puna dhe vendet e reja te punës.

Ekonomia jonë ka ngecur, ka munguar vendimmarrja. Prioritetet tona janë të qarta. Si kryeministër do të punojë që bizneset tona të rriten dhe të hapin vende pune, do ta zhvillojmë sektorin e bujqësisë për të rritur eksportet tona dhe për të krijuar vende pune, do t’i fuqizojmë të rinjtë dhe gratë për të marrë pjesë në ekonominë tonë plotësisht, dhe për të krijuar vende pune.

Pra, qëllimi ynë prioritar është dhe mbetet krijimi i vendeve të reja të punës. Do të jemi gjithmonë afër qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.

#KohapërFillimineRi, RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version