Site icon Telegrafi

Haradinaj i prin ‘krahut të luftës’ kundër LDK-së dhe VV-së

Që nga dje skena politike kosovare duket se është ndarë në dy blloqe të mëdha. “Krahu i luftës” është bashkuar në njërën anë, duke lidhur një koalicion të gjerë mes partive PDK-AAK-“Nisma”.

Atyre do t’u prij si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj.  Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja, AKR-ja dhe “Alternativa”, shkruan “Zëri”.

Koalicioni i madh mes PDK-AAK-“Nismës” është arritur pak minuta para se të përfundoj afati zyrtar i KQZ-së për lidhjen e koalicioneve parazgjedhore.

Përveç koalicionit me AAK-në dhe Nismën, PDK ka arritur marrëveshje edhe me shtatë parti të tjera të vogla.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë dy marrëveshje, të cilat ata besojnë se do të jenë të rëndësishme për fatin e zgjedhjeve, ai me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe “Alternativën”.

Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion.

Exit mobile version