Telegrafi

Haradinaj prezanton një pjesë të ekipit (Foto)

Ekipi i ekspertëve të fushave të ndryshme dhe të partive të ndryshme politike janë duke e ndihmuar Ramush Haradinajn deri në votimin e Qeverisë së re të Kosovës, që pritet të bëhet ditën e shtunë.

Në një fotografi të publikuar në faqen të kandidatit për Kryetar të Prishtinës nga AAK, Arbër Vllahiu, në mesin e ekspertëve, shihet edhe ish-këshilltari ligjor i Presidentes Jahjaga, Selim Selimi, Besnik Tahiri, Burim Ramadani, Ibrahim Rexhepi i AKR-së – ekspert i ekonomisë.

Përpos ish-gazetarit shumëvjeçar të BBC-së, Arbër Vllahiu, pjesë e ekipit të kryeministrit të ardhshëm janë edhe anëtarë nga shoqëria civile.

Në mesin e tyre juristi Selim Selimi, ish-këshilltar i Presidentes Jahjaga e Burim Ramadani.

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar një pjesë të ekipit të tij më të cilin do të punojë në ditët e ardhshme.

Pjesë e këtij ekipi janë personalitet me profesione të ndryshme.