Telegrafi

Haradinaj prezanton edhe dy kandidatë nga Suhareka

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar edhe dy politikane të reja nga Suhareka.

Bëhet fjalë për juristen Albana Bytyqi, e cila është asambleiste e Aleancës në Kuvendin Komunal të Suharekës.

Sipas Haradinajt, Bytyqi  një prej femrave më të votuara asambleiste në nivel vendi, ajo me guxim kandidon tani për nivelin më të lartë legjislativ në Kosovë.

Po ashtu edhe Mensur Selimaj nga Greikoci i Suharekës.

Siç thotë Haradinaj, ai është aktivist i devotshëm ndër vite, ai u propozua për kandidim nga organizata rinore e partisë, propozim që unë e pranova me kënaqësi.

Të dy do të jenë në listën e kandidatëve të Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Telegrafi.