Site icon Telegrafi

Haradinaj prezanton adermin e Bashkim Shalës në AAK

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar lajm të mirë aderimin e Bashkim Shalës, në subjektin e tij politik.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Bashkim shala është vëlla i dëshmorit të Hafir Shala [Hafir Shala njihet si një nga mjekët e parë që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së në vitin 1998, u arrestua nga policia serbe dhe që nga ajo kohë nuk u gjet].

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.
/Telegrafi/

Exit mobile version