Site icon Telegrafi

Haradinaj pret që Bullgaria të jetë zë i Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur bindjen se Bullgaria do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“E mirëpres marrjen e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Europian nga Bullgaria mike, e cila jam i bindur se do të fokusohet në përafrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Në këtë kontekst, pres që Bullgaria të jetë edhe zë i Kosovës në strukturat e Bashkimit Europian.

Republika e Kosovës po e bën të duhuren në zbatimin e plotë të MSA-së dhe që këtë vit të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Besojmë palëkundshëm në mbështetjen bullgare në këto procese.

Bullgarisë i dëshiroj lidership të suksesshëm gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së. RH”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version