Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim një grup fermerësh nga Komuna e Ferizajt.
Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, me fermerët është diskutuar për kompensimet e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.
Ai ka pohuar se Qeveria e vendit do të jetë përherë në mbështetje të fermerëve, dhe se do t’i shqyrtojë në afat optimal të gjitha mundësitë e trajtimit të kësaj teme në mënyrë që çështjet e ngritura nga ta të marrin kujdesin e merituar./Telegrafi/