Site icon Telegrafi

Haradinaj pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.

Në takim është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, transmeton Telegrafi.Gjithashtu, Haradinaj ka falënderuar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s për kontributin e dhënë për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

“Me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, bashkëbiseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë shkëmbimet e përvojave dhe doktrinave ushtarake, në suaza të parimeve dhe standardeve të NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, bashkëbiseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë shkëmbimet e përvojave dhe doktrinave ushtarake, në suaza të parimeve dhe standardeve të NATO-s. Duke e uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, e falënderova atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë./Telegrafi/

Exit mobile version