Telegrafi

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kroacia si shtet mik mbetet shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve euroatlantike.

“Takim lamtumirës me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, të cilën e falënderova për angazhimin e saj në thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Kroacia si shtet mik yni, mbetet shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve euroatlantike. Ambasadores Kapitanović i urova rrugëtim të suksesshëm në karrierë”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/