Site icon Telegrafi

Haradinaj pret në takim ish-diplomatin amerikan, Louis Sell

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell.

Në takim është biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve.

“Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook, përcjellë Telegrafi.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë ta pres në takim anëtarin e bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) dhe ish-diplomatin amerikan, Louis Sell, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe përgatitjen profesionale të të rinjve tanë, që të jenë në hap me dinamikat globale dhe standardet amerikane të edukimit. Prezenca e Rochester Institute of Technology (RIT) përmes AUK është edhe një dëshmi e fuqishme e marrëdhënieve të veçanta të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version