Telegrafi

Haradinaj pret në takim deputetët e partisë së tij

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot grupin parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një njoftimi, deputetët e AAK-së kanë diskutuar me kryeministrin Haradinaj për rolin e tyre në shtyrjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.

Kryeministri nga ana e tij tha se Qeveria që ai udhëheq do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnjë situatë nuk do të provojë t’i marrë kompetencat e tij. /Telegrafi/